Sokol Havolli, kandidat për deputet me numër 40, ka publikuar një video ku flet për projektin e Brezovicës.
Përveç përmbledhjes ku Havolli tregon planin e LDK-së, aty shfaqen pamje të tij duke skijuar me snowboard.
Plani i LDK-së përfshin:
• 80 milionë euro investime
• Zgjerimin e shtigjeve të skijimit
• Vendosjen e gondolës dhe teleferikëve të rinj
• Qendrën moderne hotelierike dhe shërbimet përcjellëse Shiheni videon në këtë lajm!


