Sporti

A është kjo pika e vitit në tenis? Rublev në mënyrë spektakolare fiton ndaj Bublik, i çon të gjithë në këmbë

07/09/2023 18:28
nga:Lorik J

Andrey Rublev fitoi ndaj Alexander Bublik sot për të arritur në çerekfinalen e Wimbledon për herë të parë.

Numri 7 i Botës ishte në kontroll të fortë të ndeshjes pasi fitoi dy setet hapëse. Por Bublik fitoi setin e tretë dhe të katërt në “tie-break” – para se Rublev të rrëmbente fitoren për 7-5, 6-3, 6-7(6), 6-7, 6-4 pas tre orësh e 17 minutash lojë, shkruan GazetaBlic Sport.

Pika më e mirë e vitit ishte sot nga Rublev, kur në mënyrë spektakolare hutoi të gjithë me atë që bëri.

Ja pamjet: