Lajme

A është e drejtë kërkesa e Abdixhikut për ta shkurtuar fushatën? Flet Imer Mushkolaj

09/02/2021 10:51
nga:M K

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, sot nisi ditën me një thirrje për krerët aktualë të vendit.

Ai u ka bërë thirrje që të bëhen bashkë dhe që të vendosin për shkurtim të fushatës në dhjetë ditë, nga tridhjetë sa është momentalisht, përcjell GazetaBlic.

Abdixhiku thirrje krerëve politikë të vendit: Të shkurtohet fushata zgjedhore në vetëm dhjetë ditë!

Lidhur me këtë, GazetaBlic, ka kontaktuar me analistin Imer Mushkolaj, i cili ka thënë se partitë tjera duhet ta mbështesin këtë iniciativë, duke shtuar se është bizare t’i grumbullosh qytetarët për t’ua kërkuar votën, ndërkohë që ua rrezikon jetën.

“Partitë politike duhet ta kenë prioritet shëndetin e qytetarëve. Është shumë e rëndësishme që fushata zgjedhore të shkurtohet ose pezullohet dhe të mos shërbejë si vatër infeksionesh të reja.

Është bizare t’i grumbullosh qyterarët për t’ua kërkuar votën, ndërkohë që ua rrezikon jetën. Iniciativa e Abdixhikut duhet përkrahur nga kryetarët e partive të tjera”, tha ndër të tjera Mushkolaj për GazetaBlic.

/GazetaBlic/