Lajme

A është afër njohja e patent-shoferëve të Kosovës nga Gjermania? Flet Beqë Cufaj…

06/05/2021 19:26
nga:M K

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, shprehet optimist se njohja e patent shoferëve të Kosovës nga Gjermania do të ndodhë së shpejti.

Cufaj në një përgjigje dhënë një komentuesi në Facebook ka thënë se janë në prag të finalizimit të kësaj cështjeje.

“Jemi në hapat e fundit para cakut. Procedurat zakonisht për shtete tjera të rajonit kanë zgjatur 5 vite.

(Serbi 2012-2017, Maqedoni 2013-2018) kurse ne kemi aplikuar në vitin 2018 dhe jam shjumë optimist që shpejtë do të kemi lajme të mira edhe pse jemi në process që nga shtatori I vitit 2018”, ka deklaruar Cufaj.

LEXO EDHE:

​Qeveria premton platformë për dialogun, opozita ia kërkon para takimit në Bruksel