Lajme

“A erdhën gjallë, deri në Deçan në këmbë isha nis”

07/28/2021 00:00
nga:Gazeta Blic

Informata që më së shumti e emocionoi këto ditë Sylë Gashin nga Deçani ishte ajo kur e mori se familjarët e tij dolën gjallë nga aksidenti tragjik i autobusit me mërgimtarët kosovarë në Kroaci.

Ai sonte ka dalë në aeroportin “Adem Jashari” për t’i pritur ata dhe që nga ora 18:00 është aty, por thotë se është në gjendje që të shkojë edhe në këmbë deri në Deçan kur e di se po i pret të gjallë.

“Kur kam folë edhe e kam ditë që janë gjallë atëherë jam përmalluar shumë. Kam pasë dhimbje për krejt ata që kanë vdekë. Zoti iu ndihmoftë familjarëve të tyre. Më janë dhimtë mua e të gjithëve. Veç që na kanë ardhë, isha nis në këmbë prej këtu e deri në vend temin për përtesë hiç, në fshatin Rastavic të Deçanit”, shkruan Klan Kosova.

Ndërkaq, Islam Kida që gjithashtu ka shkuar me veturë t’i merr familjarët e tij, tha se i janë përzier emocionet për shkak se 10 veta humbën jetën nga aksidenti.

“Kemi emocione shumë. Gëzim edhe hidhërim janë bërë bashkë”.

 

E mbijetuara nga aksidenti tragjik në Kroaci, flet pasi takohet me familjarët: Unë s’kam qenë në gjumë, ka qenë djali