Lajme

A e zëvendësoi Konjufca Osmanin sa ishte në operim?! Nga Presidenca e Kuvendi heshtin

05/08/2022 19:22
nga:G B

Gazeta turke “Hurryiet” ka raportuar se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është nënshtruar një operacioni në Turqi për heqjen e kilogramëve të tepërt, me ç’rast ajo ka qëndruar në një hotel me 5 yje në Antalya dhe më pas është kthyer në Kosovë.

E, sipas nenit të 9 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës, në rast kur presidenti nuk është i aftë për t’i përmbushur përgjegjësitë e tij, duhet që në mënyrë vullnetare ato t’ia kalojë kryetarit të Kuvendit dhe në këtë rast, ai duhet të jetë ushtrues i detyrës, derisa presidenti të jetë i aftë sërish t’i kthehet detyrave dhe përgjegjësive të tij.

“Presidenti mund të rifillojë ushtrimin e përgjegjësive edhe para skadimit të afatit të cilin e ka dhënë për bartjen e përgjegjësive tek Kryetari i Kuvendit, kur ai/ajo konsideron se arsyet që kanë shkaktuar mungesën e përkohshme kanë pushuar së ekzistuari”, parasheh ligji.

Por, a ia ka kaluar presidentja Osmani detyrat e saj kryeparlamentarit Glauk Konjufca, gjatë kohës kur ajo ishte në Turqi?

Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje nga Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, por që nga asnjëri institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Kujtojmë që presidentja Osmani nuk e ka bërë publik operacionin e saj në Turqi, derisa kjo është kuptuar vetëm nga një shkrim që ka bërë gazeta turke Hurryiet.

Më poshtë mund të lexoni Nenin 9-të, për Mungësën e Përkohshme të Presidentit:

Kush mund ta zëvendësonte presidenten Osmani sa ishte për operim në Turqi?