Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka thënë se kryeministri Albin Kurti është tërhequr nga deklarata e tij për dialogun dhe prioritetet.
Tahiri ka thënë se vizita e tij në Bruksel është vetëm përgatitje për takimet që do të mbahen.
“Kjo ishte një vizitë përgatitore për takimet e radhës që do të mbahen”, tha ai.
Tahiri ka pyetur se cili nga liderët e shtetit, Vjosa Osmani apo Albin Kurti do të udhëheqin dialogun.
“Dua t’i shtroj disa cështje, po sot fatkeqësisht kryeministri nuk ka gjetë kohë me ardhë në seancë. Ai ka folur për katër etapa që do të duhet t’i ketë dialogu. Pse po fillon ky proces, pa i pa dështimet në këtë proces. Pse z.Kurti po hin në një proces, ende pa i përcaktu kërkesat tona ndaj Republikës së Serbisë. Për parime kemi dëgju, por si duket prej kushteve ka hequr dorë. A qëndrojë ende kushtet e tina që pa u zbardhë fati i të pagjeturve nuk do të vazhdojë dialogu? Me cfarë ekipi po shkon ai në Bruksel, a do ta udhëheq Kurti dialogun apo Vjosa Osmani”, tha ai.
Deputeti i PDK-së, tutje e ka pyetur kryeministrin për qëndrimin e tij lidhur me marrëveshjen e Uashingtonit.