Lajme

A e përkrah një koalicion PDK-VV?- Deklarohet Eman Rrahmani!

01/08/2026 19:29
nga:Y I

Eman Rrahmani, kandidat për deputet nga lista e Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se nuk e sheh si të mundshëm një koalicion ndërmjet PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e re që pritet të formohet pas zgjedhjeve.

Në një paraqitje në emisionin “DPT me Fidanin”, Rrahmani u shpreh qartë se qëndrimi i tij është kundër një bashkëpunimi të tillë, pasi e sheh, siç thotë ai, ideologji të dëmshme.

“Unë nuk jam për një koalicion me Vetëvendosjen dhe nuk do të bëhem pjesë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, për shkak se mendoj që është e dëmshme si ideologji dhe se më takon të shpërfaq, të luftoj dhe të angazhohem ditë e natë për t’ia kujtuar popullit ideologjinë dhe ‘sektin’ e tyre. Siç e thashë edhe më herët, ka me qenë problem shumë i madh për vendin”, tha Rrahmani.