Lajme

A e pagoi intervistën në New York? Përparim Rama: Aq sa e ka paguar Jennifer Lopezin e Mamdani, po normal që jo…

10/15/2026 22:28
nga:Genita C

Intervista spontane e Përparim Ramës në New York kishte bërë bujë të madhe në Kosovë.

Nga aty ai shprehu ambicien e tij për t’u bërë kryeministër.

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar Ramën që ka paguar për atë video.

Rama për ta e kishte një përgjigje gjatë intervistës në “Pressing” të T7.

“A mendoni që Jennifer Lopezi e Mamdami e kanë pagu, sa e kanë pagu ata aq unë. Po normal që jo. Varet si e sheh pagesën”, ka thënë ai.