Showtime

A e ngacmoi seksualisht Gani Gërmia Shqipen? Flet psikologia

12/10/2023 20:09
nga:G C

Psikologia, Antigona Qenaj Sejdi ka folur në lidhje me situatën e krijuar mes Ganiut dhe Shqipës në Big Brother VIP Kosova.

Ajo ka thënë se nuk ka parë sjelle të ngacmimit seksual, ashtu siç u tha nga Shqipja.

“Unë nuk pash realisht sjellje të ngacmimit seksuale, por pash intimidim në marrje të hapsirës, qoftë hapsirës fizike dhe asaj psikologjike”, është shprehur ajo në “Big Talk” të Klan Kosovës.