Lajme

Shpejtim Bulliqi ironizon me Agim Veliun: A e kanë shkarku, a?

06/10/2021 22:07
nga:Y I

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi,  ka ironizuar me shkarkimin e Agim Veliut nga kreu i Degës së LDK-së në Podujevë.

Bulliqi ironizoi duke thënë se “A e kanë shkarku a?”.

Gjithashtu tha se nuk ka qenë i informuar lidhur me këtë çështje.

“A e kanë shkarku a? S’kokna marrë me atë farë problemi. Kanihere ndodhin këto telashe, jeta është e tillë”, është shprehur Bulliqi.

Tutje, ai mori shembull Osmanin kur tha se dikur është shkarkuar nga LDK’ja, e sot është bërë presidente.

“Ai e ka shkarkuar dikë më herët, tash atë e shkarkon dikush. Edhe Vjosa është shkarkuar, po tash u bë presidente e vendit”, ka thënë Bulliqi në T7.

Dardan Gashi-Xhafer Tahirit: Agim Veliut i bëtë puç në LDK