Lajme

A e favorizion fati të ardhmën e LDK-së?

11/19/2023 12:20
nga:Shenoll Muharremi

Kuvendit Zgjedhor dhe Konventën Programore po e zhvillojnë sot bashkë. Do të konfirmohet zgjidhja e Lumir Abdixhiku për kryetar dhe do shpaloset programi, mesiguri i bazuar në projektet që janë prezentuar me tituj më herët, por tani më detaisht përfshi objektivat dhe qëllimet e partisë.

Mirë po bëhet që po përfundon kjo periudhë, për shkak se e kam përshtypjen LDK më shumë është marrë me vetën e saj sesa me Kosovën dhe nevojat e opozitës. Shumica absolute e aktiveteve dhe fokusit të saj ka qenë vetja e saj: degët, zgjedhjet nëpër lokacione të ndryshime, projektet, podkasetet dhe pëfundimisht kulmi sot Kuvendi Zgjedhor dhe Konventa Programore.

Ndoshta ne nuk kemi durim, por nevojat e Kosovës janë të larta aktualisht dhe qëllimi pse ekzistojnë partitë nuk është vetja e tyre por e mira publike, politikat dhe interese publike jo partike. Disa herë kam menduar që LDK duhet të thej pasqyrën e saj që po shiqohet vazhdimisht se si duket vet, sikur tinejxherët në moshë pubërteti. Më vjen mirë që kjo periudhë po përfundon sot dhe tani mund të shofim potencialin dhe një LDK të vërtetë.

Pse duhet të përkrahim LDK dhe ekipet e reja? Fillimisht kjo ka të bëjë me sistemin dhe gjendjen aktuale politike në vend. VV ka arritur të fitoj një masë shumë lartë të votave dhe tani kontrollon shumicën e institucioneve kryesore vet. Kjo e ka dëmtuar Kosovën, por edhe vet VV dhe nuk është në interes të publikut. Na duhet një opozitë më e fortë, më vibrante dhe që e sfidon më seriozisht qeverinë dhe pushtetin. Për këtë arsye fillimisht, ekipi i ri e ka përkrahjen time për shkak se nevojitet një ri-balancim i forcave politike në vend dhe kjo nuk është asgjë kundër Albin Kurtit. Edhe ekipi i ri i PDK duhet të përkrahet me këtë qëllim, që askush mos të dominoj skenën politike.

Për me kuptu si ka me qenë LDK në të ardhmën, ndoshta gjendja dhe qeverisja e Prishtinës është model i mirë krahasimor. Shumë fokus është dhënë në Prishtinë nga menaxhmenti i LDK dhe thujase ata kanë një çasje ‘all-in’ në rastin e Prishtnës. Edhe reagimi emocional pas ‘ndërprerjes së punimeve të rrugës A’ e ka demostruar më së miri. Spo flasim tani për qeverisjen e Prishtinës, por LDK e ardhshme do të jetë e fuqishme në politika ekonomike dhe jo aq e përshatshme për veriun, mbrojtjen dhe sigurinë. Edhe teknologjia mund të marr vëmendje e tyre, si potencial për vendin.

E çfarë do të shpalosë koha për LDK dhe ekipin e ri mbetet të shifet. Ata duket se i favorizon fati. Albin Kurti asnjëherë më nuk do të fitoj aq shumë vota saqë të qeverisë apo formoj qeverinë vet. Duket që ai do të filloj të flirtoj me LDK për vitin 2024 për një koalicion eventual pas zgjedhjeve eventaiuale të parakohshme vitin e ardhëm.

Kurti duhet të përgatitet mirë se tek Abdixhiku do të ketë një kërkues më ambicioz sesa rastet më herët kur negociuan VV me LDK. Ka mundësi që situata, sidomos nëse Trump fiton në SHBA, të favorizoj Lumir Abdixhikun për Kryeministër të ardhshëm në një koalicion të mundshëm me VV. LDK dhe VV akutalisht janë ‘armiq’ politik, por të gjithë e kemi parë sa shpejt kjo ndryshon tek partitë politike kur ata nuhasin mundësinë e ardhjes në qeveri. Duket që erërat fryejn në dobi të Abdixhiut vitet e ardhshme, por kjo gjithashtu mvaret edhe nga reformat në PDK dhe situata me Gjykatën Speciale e cila e ka hendikepuar Partinë Demokratike të Kosovës aktualisht.