Lajme

A duhet t’i kërkoni falje vajzës së Astritit?”, “A duhet t’i veshi unë rrobat e gjyqtarit?”, çfarë ka bërë VV-ja për zbardhjen e rastit sipas Kryeziut

11/05/2025 19:08
nga:G B

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka qenë e ftuar në “Frontal” të T7.

Ajo ka folur për nëntë vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, aktivistit të këtij subjekti politik.

Kryeziu tha se VV është në pushtet por sistemi gjyqësor ka mbetur i njëjtë, kur pyet se pse gjatë pushtetit të Vetëvendosjes nuk është zbardhur rasti.

“Ne vazhdimisht kemi kërkuar drejtësi dhe vazhdojmë kërkojmë drejtësi dhe mendojmë që është e padrejtë që kjo nuk ka ndodhur nëntë vite pas. Lëvizja Vetëvendosje ka ardhur në pushtet, por prokuroria, gjyqtarët nuk kanë ndryshuar dhe kryesisht i ke të njëjtit persona që edhe ne atë kohë kur ka dalur rasti kanë pasur deklarata të njëjta”, ka thënë ajo.