Lajme

A duhet të shkurtohet fushata elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit?- Flet njohësi i çështjeve politike!

09/08/2021 14:11
nga:Y I

Profesori universitar, njëherësh njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi,  ka folur në lidhje me mbajtjen e fushatës elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit në vendin tonë.

Kelmedi thotë për “Gazeta Blic” se nëse vazhdohet me këtë ritëm të infektimeve është e domosdoshme të reduktohet afati i fushatës elektorale .

“Rastet e gjendjes së rëndë me variantin ‘Delta’ në Kosovë janë situata që dërgojnë domosdo te kufizimet e shumta në fusha të ndryshme të jetes dhe me tej.Eshtë e domosdoshme që të shikohen zhvillimet e mëtejshme të Covidit dhe në baze të atij zhvillimi, të vendoset.Nëse vazdon kështu me infektim dhe me raste te renda e me vdekje është e domosdoshme të reduktohet afati i fushatës elektorale dhe të kufizohen takimet me qytetarët para dhe në fushatë.Natyrisht se kërkohet të rritet infomacioni dhe edhe qendrat e votimit” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se skadimi i mbi 133 mijë vaksinave tregon për dështim të Qeverisë në menaxhimin e pandemisë.

“Vdekjet e shumta, nga 30 e më shumë në dite, tregojnë për mosmenaxhim të pandemisë. Nje populli që i vdesin me nga 30 a 40 veta në ditë, kerkon pergjegjesi politike dhe penale. Kesaj nuk mund t’ i iki askush.Qeveria nuk mumd te iki nga kjo përgjegjesi, sepse është në udhëheqje dhe çdo jetë e humbur peshon mbi të, ajo mban pergjegjesi për atë gjendje.Sëmundja pandemike nuk pyet për fushatë dhe as për ate se kush fiton në zgjedhje.Hedhja e mbi 135 mije vaksina per afat eshte treguesi i deshtimt total te qeverise Kurti ne luften kundër Covid-19.Coronavirusi nuk ka pushim dhe nuk ikë nga fushata e zgjedhjeve dhe as nga votimi për pushtet lokal dhe jo vetem.Vetem kur e kemi nje vaksinim mbi 85 % te popullatës në përgjithesi mund të thuhet se është mundur Covidi” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i pyetur rreth mundësisë së shkurtimit të fushatës elektorale, tha se për momentin masat janë të tilla që ndalojnë grumbullimet me rrezikshmëri dhe se të tillat do të jenë në fuqi.

Vetëm gjatë ditës së djeshme kanë humbur jetën nga Covid 28 persona dhe kanë rezultuar pozitivë 920 të tjerë.

/Gazeta Blic/

Situata e rënduar me Covid, nuk do të ketë lirim të masave pas 13 shtatorit