Showtime

A duhet Gani Gërmia të vazhdojë rrugëtimin në Big Brother VIP Kosova 2? Kështu votoi publiku!

11/28/2023 00:04
nga:Gazeta Blic

Në spektaklin e së hënës u hap një televotim nëse Gani Gërmia duhet të qëndrojë në shtëpi.

Kjo për shkak të një debati të ashpër që ai pati me Lumbardhin, ku edhe eskaloi duke i rënë tavolinës.

E për këtë duhej të vendoste publiku, nëse duhet të dilte apo të vazhdonte garën.

Publiku vendosi që ai të vazhdojë rrugëtimin për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova 2.

I njëjti iu gëzua këtij fakti duke thënë se ‘asnjëherë nuk është ndjerë i tradhtuar’.

Prezantuesi e humoristi tha gjatë Prime-t se ndihet keq dhe se sjellja e tij është e papranueshme.

Atij iu kërkua nga moderatorët që të ketë kujdes nga sjelljet e tij pasi nuk duhet të përsëritet një gjë e tillë.