Federata Portugeze e Futbollit (FPF) i është përgjigjur me një deklaratë zyrtare thashethemeve që thonin se Cristiano Ronaldo donte të largohej nga Katari, në shenjë proteste për përjashtimin nga njëmbëdhjetëshja e parë kundër Zvicrës.
“Kapiteni i Kombëtares, Cristiano Ronaldo, në asnjë moment nuk ka kërcënuar se do të largohet nga kombëtarja në Katar”, thuhet në njoftimin për shtyp, ku vijon:
“Çdo ditë, Cristiano Ronaldo ndërton një histori unike në shërbim të kombëtares dhe duhet respektuar. Rastësisht, shkalla e përkushtimit të tij u dëshmua sërish në fitoren ndaj Zvicrës, në fazën e 1/16 të Kupës së Botës 2022″, shkruhet në komunikatë.
/GazetaBlic Sport
FPF desmente notícia que dizia que Cristiano Ronaldo ameaçou deixar a Seleção Nacional. pic.twitter.com/hgCEagqH3w
— B24 (@B24PT) December 8, 2022