Lajme

A do t’iu thotë kryetarëve në veri të tërhiqen? Tregon Memli Krasniqi

07/20/2023 22:15
nga:G B

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se në veri nuk është e nevojshme dorëheqja e dy kryetarëve nga radhët e PDK-së, por depërshkallëzimi i situatës.

“Sot për sot, nuk ka asnjë kuptim dorëheqja, as zgjedhjet e reja, sepse krejt çfarë do të ndodhë është përsëritja e situatës aktuale. Ajo çka është e nevojshme është depërshkallëzimi i situatës, që të mos ketë tension, që para gjithash qytetarët atje, dhe sidomos shqiptarët, ta kenë një siguri më të madhe që nuk e kanë, ta kemi pra një lloj normalizimi”, deklaroi Krasniqi në Click të RTV21.

Krasniqi tha se ideale do të ishte një marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti, qoftë siç tha ai, “një shpërndarje e Kuvendit”.

“Dorëheqja nuk zgjidh asgjë, nëse do të kishim një marrëveshje me Albin Kurtin për shembull, që ishte ideale, qoftë me shpërnda Kuvendin, që e ka më lehtë sesa me dhënë dorëheqje, sepse ai dëshiron me qenë kinse i padorëzum, atëherë do të mund të bisedonim edhe për këto. Përndryshe nëse do të ketë një përshkallzim të ri, koordinimi im do të jetë me SHBA-në dhe BE-në”, u shpreh Krasniqi.