Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pyetur nëse do t`i vizitoj Thaçin dhe të tjerët në Hagë, raporton Gazeta Blic.
Ai nuk e ka përjashtuar një vizitë të tillë por ka thënë se më mirë është që si kryeministër të flas me avokatët e tyre për procesin gjyqësor.
Kurti ka thënë se Thaçi dhe të tjerët po mbahen në paraburgim të tej zgjatur.
“Të kontaktoj me avokatët e luftëtarëve të UÇK që po mbahen atje në një paraburgim të stër zgjatur… mbase mund t`i vizitoj po çka mund të bëjë është si kryeministër është komunikimi me avokatët e mbrojtës që i kanë klientët e tyre ndaras që paguhen shumë nga republika e Kosovës, e në anën tjetër që të gjithë të pandehurit që po mbahen konsiderohen së bashku edhe për nga prokuroria për të keq, por nga Kosova që i njeh si luftëtar të dalluar. Avokati ka prioritet klientin individualisht, por Kosova dhe Qeveria ta kuptojmë se do të bëhet mirë për të gjithë , atëherë kur të bëhet mirë për ata. S`janë në pyetje individët….. Qysh në verën e 2020 kur u publikua aktakuza kam paraqitur kritiken tim për termin “ndërmarrje e përbashkët kriminale” që fillon më 1998 kur ka nisur epopeja e UCK”, tha ai.


