Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka qenë ushtar i UÇK-së.
Ai thotë se ai nuk e ka përmendur UÇK-në kur e kanë përmendur për të fituar para e tenderë, por tani thotë se është më së nevojshmi që të përmendet ky vizion i kahershëm për liri.
“Si ushtar i UÇK-së, kur ka mundur ta shfrytëzojë për të marrë para e tendera, unë nuk e kam përmend, ajo kohë ka kaluar, mirëpo tash përmendja e saj, sepse ky është vizion për liri, e përmendi tash për shkaqe shumë praktike, d.m.th kjo duhet të vazhdohet sepse nuk jemi në situatë të mirë. UÇK nuk personifikohet me persona por është ide, vizion i kahershëm i lirisë, mendoj se tash jemi më së nevojshmi për ta përmendur, për ta mbrojtur dhe për ta avancuar këtë ide”, ka thënë ai për Gazeta Blic.
Duke folur për zgjedhjet e 12 tetorit, Berisha vlerëson se të gjithë duhet të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe se shpresën e ka te ata qytetarë që nuk votojnë por që duhet të dalin dhe ta japin votën e tyre.
“Ata që kanë mëdyshje duhet t’i heqin dyshimet edhe duhet të përcaktohen për Prishtinën që të fillojë të funksionojë si vend normal dhe të ndërtohet. Dhe i thërras ata qytetarë të Prishtinës që nuk dalin të votojnë, unë shpresën e kam aty, mos hezitoni, mos abstenoni por dilni votoni dhe ta orientojmë Prishtinën kah zhvillimi, duke i kryer krejt këto problemet bazike që përballen ata çdo ditë, edhe me fëmijë, edhe me infrastrukturën edhe me të gjitha. Kemi program të mirë dhe shpresën e kam se qytetarët do të vetëdijesohen dhe do të përcaktohen te njerëz punëtorë të dëshmuar që mund të kryejmë punë për Prishtinën”, ka deklaruar Berisha./Gazeta Blic/


