Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, nuk ka treguar nëse do t’i futet garës për të parin e kryeqytetit, ndonëse emri i tij është përfolur se do të jetë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.
Vitia ka potencuar se fokusi i tij në këto momente është ministrinë që drejton, ndërsa shtoi se kandidati do të zgjidhet përmes strukturave të VV-së, meqë sipas tij, është subjekt demokratik.
“I gjithë fokusi im dhe i ekipit tim është Ministria e Shëndetësisë. Shëndeti i qytetarëve, procesi i vaksinimit të shkojë mirë, këto janë të rëndësishme në javët në vazhdim. Çdo largim i fokusit nga Ministria në këto momente, do ta humbte përkushtimin në këtë situatë jo të lehtë.”, ka thënë Vitia në emisionin “Desku” të KTV-së.
Sa i përket kandidaturave për Prishtinën, tre parti kanë bërë publike emrat. Lidhja Demokratike e Kosovës do të kandidojë me arkitektin Përparim Rama, ndërkohë Daut Haradinaj do të jetë kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kurse Selim Pacolli do të jetë nga Aleanca Kosova e Re.
LEXO EDHE:
BE: Ende s’e kemi caktuar datën dhe agjendën e takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel