Showtime

A do t’i ftojë Kiara në dasmë Arbërin dhe Zhaklinën? Ja si përgjigjet ajo

05/01/2023 10:22
nga:Gazeta Blic

Në një intervistë për Ronaldo Shkarkën në rubrikën “Mos i bjer me Top”, Kiara Tito ka treguar se si e mendon dasmën e saj me Luizin.

Ajo shprehet se do një dasmë tradicionale dhe në një ambient të madh që të nxërë sa më shumë njerëz. E pyetur nëse do ftonte Arbërin dhe Zhaklinin, Kiara u shpreh se do i ftonte të gjithë, përfshirë dhe dy opinionistët.

Ronaldo Sharka: Si e mendon dasmën tënde me Luizin?

Kiara: Një dasmë tradicionale, modeste dhe në stadium. Do doja një ambient që do të kishte mundësinë të mbante shumë, shumë njerëz brenda.

Ronaldo Sharka: Me të gjithë këtë miqësi që keni krijuar, patjetër që po. Sa fëmijë mendon, me vullnetin e Zotit, ke qejf të bësh me Luizin?

Kiara: Unë kam qejf të kem dy fëmijë, ose tre, por sa të na japë Zoti, nuk është me plan kjo gjë.

Ronaldo Sharka: A do e ftosh Zhaklinën dhe Arbërin në dasmë?

Kiara: Unë thashë do i ftoj të gjithë në dasmë.