Menaxheri i PSG-së Mauricio Pochettino është prononcuar para ndeshjes së ardhshme në Ligue 1.
Ndër të tjera ai foli edhe në lidhje me thashethemet e një kalimi të mundshëm të Mbappe në Real Madrid, përcjell GazetaBlic Sport.
Ai tha se Mbappe është lojtar i PSG dhe se nuk do të komentoj më shumë nga kjo gjë.
“Unë nuk do të komentoj atë që tha presidenti ynë për Kylian. Mbappe është këtu dhe ai është lojtari ynë, nuk ka asgjë tjetër për të thënë”, tha Pochettino.


