Sporti

A do të transferohet Lewandowski te Barcelona? Flet gruaja e futbollistit: “Do të doja ta dija gjithashtu…”

07/13/2022 17:48
nga:L J

Robert Lewandowski dëshiron vetëm Barcelonën dhe ai ia ka bërë të qartë këtë edhe klubit të Bayern Munich.

Megjithatë klubi nuk ka pranuar akoma ofertën e duhur dhe lojtari mbetet në pronësi të bavarezëve, të paktën momentalisht, përcjell GazetaBlic Sport.

Tani edhe gruaja e Lewandowskit është pyetur në lidhje me transferimin e mundshëm  të sulmuesit në Barcelonë.

“A do të vijë familja juaj në Barcelonë?”, është pyetur Anna, gruaja e sulmuesit polak në Instagram.

Por as ajo nuk është në dijeni: “Edhe unë do të doja të dija…”, ishte përgjigja e saj në rrjetin social.

/GazetaBlic Sport