Lajme

A do të tërhiqet Qeveria nga veprimet e paralajmëruara në veri, Dugolli: Vendimet janë të bazuara në Kushtetutë

09/05/2024 22:47
nga:Genita C

Nënkryetari i Komisioni Parlamentar për Sigurinë, Enver Dugolli tha  se Qeveria nuk do të heq dorë nga asnjë veprim i paralajmëruar në veriun e Kosovës.

Dugolli shtoi se të gjitha vendimet janë të bazuara në Kushtetutë dhe në ligjet e Kosovës.

“Të gjitha vendimet që i zbatojmë janë të bazuara në Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës, pra të jemi të qartë kompromis me Kushtetutë dhe ligje nuk ka. Nuk ka të drejtë askush që të mbivendoset mbi Kushtetutën e Republikës. Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës që i ndërmerr janë të bazuara këtu, nuk ka dalë askush deri tash as nga miqtë tanë ndërkombëtarë që na qortojnë nganjëherë nuk I kontestojnë ligjet”, tha Dugolli në rtv21.