Pasi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të pestë me fanellën e Real Madridit, Luka Modric është shprehur mjaft qartë për të ardhmen e tij me fanellën e Los Blancos.
Ai ka potencuar se nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ajo që ka më shumë rëndësi për ne është të mbrojmë historinë e këtij klubi me nder”, tha fillimisht ai për mediat ndërkombëtare.
“A do të qëndroj? Mendoj kështu: Jam shumë i lumtur, është diçka e paimagjinueshme. Kur mbërrita isha njëzet e shtatë vjeçar dhe mendova se do të qëndroja maksimumi pesë ose gjashtë vjet. Tani janë dhjetë dhe shpresojmë të mund të shtojmë më shumë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


