Sporti

A do të qëndrojë si trajner i Kosovës pas ndeshjeve të nëntorit? Ja përgjigja e Primoz Glihas

11/09/2021 17:49
nga:Mergim Rreci

Trajneri i përkohshëm i Kosovës, Primoz Gliha ka folur në konferencë për shtyp para gazetarëve.

Ai u pyet se a do të qëndrojë tek Kosova pas dy ndeshjve, ndaj Jordanisë dhe Greqisë, ku tha se kjo është një pyetje për presidentin dhe se varet nga rezultatet,  transmeton GazetaBlic Sport.

“Sigurisht që kjo është një pyetje për presidentin dhe varet nga rezultatet. Dua të rikthej besimin e madh tek futbollistët,  besim se mund të fitojmë ndaj çdo kundërshtari. Dua të transmetoj mentalitetin e fituesit në kombëtare”, tha Gliha.