Lajme

A do të preken bizneset nga rritja e çmimit të rrymës?

01/18/2022 10:44
nga:N M

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka propozuar rikthimin e bllok-tarifave të energjisë.

Tarifat për biznese dhe 600 kilovatet e parë të amvisërisë do të vazhdojnë të faturohen me tarifat e njëjta që kanë qenë. Nuk do të ketë shtrenjtim të tyre.

Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

“Pas shume pyetjeve nga bizneset, per ceshtjen e rritjes te tarifes se energjise elektrike, nje pergjigje e shkurte: Nuk pritet te kete rritje te tarifes se energjise elektrike, per kategorine e bizneseve”, ka thënë ai.

Tarifa për konsumatorët shtëpiakë për konsumin mbi 600 kWh është dyfishuar.

Tarifa për energjinë në tarifë të lartë nga 6.75 cent për kilovat është shtrenjtuar në 14 cent.

Mbrojtja e Thaçit kërkon leje për të apeluar vendimin lidhur me aktakuzën e korrigjuar dhe kërkesën për ndryshim të saj