Lajme

A do të përkeqësohen raportet Kurti -Grenell pas Prank-ut? Gashi: Do të vështirësohen!

03/26/2025 23:40
nga:G B

Komentatori politik Blerim Gashi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar prank-un ndaj kryeministrit Kurti.

Ai ka thënë se pas publikimit të këtij prank-u dhe fjalëve që kryeministri i ka thënë për Grenell raportet në mes të tyre do të vështirësohen, raporton Gazeta10.

“E vështirëson tejmase raportin Kurti – Amerikë por nuk mendojë se ky publikim mund të ndalojë Kurtin të bëhet kryeministër i Kosovës”, tha ai në Kanal10.