Tyson Fury ka fituar meçin e tretë ndaj Wilderit me K.O në raundin e 11’të, duke vazhduar të jetë i pamposhtur. Me këtë fitore, Tyson Fury ka mbrojtur titullin e WBC në peshat e rënda.
Kjo ishte padyshim një nga përballjet më interesante në histori të boksit, me dy boksierët që na dhuruar emocione të mëdha, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas meçit Fury u pyet nëse do të pensionohet, por si gjithnjë ai dha një përgjigje epike.
I pyetur nëse ai mund ta përfundojë karrierën e tij pas kësaj fitoreje, Tyson Fury thotë: “A e dini se çfarë? Unë do të dal dhe të pi disa pije dhe të pushoj. As që po mendoj për boksin”.
/GazetaBlic sPORT


