Deputetja e “Guxo” në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë se ligji nuk e ndalon që ky subjekt politik t’i ketë kryetarë.
Deklarata e saj vjen pasi raporti i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim të KQZ-së ua ndalon partisë ‘Guxo’ t’i ketë dy kryetarë që i ka zgjedhur më 7 shtator të këtij viti, ministrat Donika Gërvalla dhe Faton Peci.
Megjithatë, ajo tha se ideja e krejt kësaj ka qenë të shkohet pak më ndryshe, teksa mori shembull modele që kanë ndodhur në Gjermani.
“Esenca ka qenë të shkojmë një hap tutje. Ka qenë një lloj modaliteti pak më i ri në bazë të formacionit. Mban në vete decentraliziimin. Në kuadër të mbarëvajtjes së kuvendit, kemi pasur përfaqësues të KQZ-së, është thënë se në kuadër të drejtuese që do të jetë në elementin politik e juridik”, tha ajo,
“Nuk kemi pasur ndonjë reagim, në shqyrtim të ligjit nuk kemi parë ndonjë element të tillë. Ka pasur elemente kur kanë kërkuar sqarime, por gjithashtu është sqaruar nuk ka pasur ndonjë reagim. Në kuadër të kuvendit janë dhënë propozimet”, u shpreh ajo në ATV.


