Të shtunën, do të mbahet protesta e organizuar nga Partia Socialdemokrate, në kundërshtim të rritjes së çmimit të rrymës, raporton Gazeta Blic.
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë protestë.
Mirëpo, ende nuk ka konfirmim nga ana e partive opozitare se a do të marrin pjesë në këtë organizim.
Gazeta Blic, ka kontaktuar me shefin e deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, për të marrë konfirmim të pjesëmarrjes apo jo në protestën kundër rritjes së çmimit të rrymës.
Tahiri ka thënë se ende nuk kanë vendim përfundimtar se a do të marrin pjesë në këtë protestë.
“Ende nuk kemi marrë vendim për pjesëmarrje në këtë protestë”, i ka thënë shkurt Tahiri Gazetës Blic.
Në anën tjetër, ishte vetë AAK, që në Kuvendin e Kosovës, inicio rezolutë për të mos lejuar rritjen e çmimit tw rrymws. Mirëpo, kjo rezolutë nuk kaloi për shkak të mungesës së numrave.
Lëvizja Vetëvendosje, abstenoi në rezolutën e AAK-së, teksa një e tillë u bë edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila gjithashtu nuk kaloi me shumicë votash nga deputetët e Kuvendit.