Kupa e Botës vjen sot me 4 ndeshje interesante.
Vëmendja e madhe do të jetë tek ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht e rivalizuar, duke marrë parasysh edhe gjendjen në tabelë, por edhe për faktin se dy shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri luajnë tek kombëtarja helvete.
Dyshja shqiptare e kishte mposhtur Serbinë në vitin 2018 dhe këtë gjë do të tentojë edhe sonte.
Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 20:00, atje ku Xhaka dhe Shaqiri pritet të jenë titullarë në ndeshje.
Serbia: Milinkovic-Savic; Milenkovic, Veljkovic, Pavlovic; Zivkovic, Maksimovic, Lukic, Kostic; Tadic, Milinkovic-Savic, Mitrovic
Zvicra: Sommer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Xhaka, Freuler; Shaqiri, Sow, Vargas; Embolo
/GazetaBlic Sport/