Skuadra e PSG sonte do të luajë ndeshjen e xhiros së katërt të Ligue 1 ndaj Reims.
Reims e mirëpret PSG’në me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm, pasi pritet debutimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, Leo Messit tek PSG.
Sipas mediumeve franceze, Messi nuk do të luajë nga minuta e parë në këtë sfidë, por shanset janë të mëdha që ai të hyjë në lojë në pjesën e dytë.
Ja formacionet e mundshme:
Reims: Predrag Rajkovic; Andrew Gravillon, Wout Faes, Yunis Abdelhamid; Thomas Foket, Marshall Munetsi, Moreto Cassamã, Ghislain Konan; Ilan Kebbal, El Bilal Touré, Mathieu Cafaro.
PSG: Keylor Navas; Achraf Hakimi, Thilo Kehrer, Presnel Kimpembe, Abdou Diallo; Ander Herrera, Idrissa Gueye, Georginio Wijnaldum / Marco Verratti; Angel Di María, Arnaud Kalimuendo, Julian Draxler.
/GazetaBlic Sport


