Sporti

A do të luajë Messi në ndeshjen ndaj Brugge në Ligën e Kampionëve? Kjo është përgjigja e Pochettinos

09/14/2021 09:51
nga:Mergim Rreci

PSG debuton nesër në Ligën e Kampionëve, ku do të përballet me Club Brugge, duke ëndrruar që këtë edicion të fitojë këtë kompeticion shumë të kërkuar.

“Është një grë e paparashikueshme, duhet të kesh fatin për ta fituar, por ne kemi një shans për të bërë histori,” tha trajneri Mauricio Pochettino para kësaj ndeshje, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai nuk e përmendi Nuno Mendes dhe pika kryesore padyshim, ishte për Lionel Messin:

“Unë nuk mendoja se ishte e mundur që ai të nënshkruante me ne, por fatmirësisht kjo gjë u bë. Do të vendosim me kohën se a do të luajë në ndeshjen ndaj Brugge”, përfundoi ai.

Megjithatë, sipas mediave të njohura franceze, Messi do të jetë titullar në këtë takim.

/GazetaBlic Sport/