Sporti

A do të luajë Messi në ndeshjen ndaj Ajaccio?

05/09/2023 17:08
nga:Mergim Rreci

Pasi ka rifilluar stërvitjet në PSG, Lionel Messi mori pjesë këtë të martë në stërvitjen në grup të skuadrës dhe mund të jetë një opsion për ndeshjen e fundjavës kundër Ajaccio.

Lojtari u pezullua për dy javë, por një video me një kërkim falje publike shkurtoi ‘dënimin’ e tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Mbetet të shihet se a do të jetë pjesë e formacionit të Galtier, me thashethemet që po rriten për largimin e tij të mundshëm në fund të sezonit.