Sipas “Sky Sport” italian, Roma nuk po shqyrton mundësinë që të heqë dorë nga shërbimet e José Mourinhos në afat të shkurtër.
Rezultatet e dobëta të skuadrës romake, e cila fundjavën e kaluar u mund nga Interi, ngriti disa zëra kritikë ndaj punës së portugezit, me drejtorin e përgjithshëm, Tiago Pinto që dha sinjale pakënaqësie ndaj punës së trajnerit portugez, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, drejtuesit e klubit nuk po mendojnë për momentin largimin e trajnerit, i cili ka kontratë deri në vitin 2024.
Ata duan që t’i japin kohë sulmuesit dhe presin vazhdimësi pozitive nga ana e tij.
/GazetaBlic Sport/


