Sporti

A do të largohet Lewandowski nga Bayerni? Ky është komenti i trajnerit Nagelsmann

04/15/2022 18:50
nga:Mergim Rreci

Julian Nagelsmann mendon se Robert Lewandowski nuk dëshiron të largohet nga Bayern Munich.

Sulmuesi është lidhur me një largim, me Barcelonën që po përpiqet ta nënshkruajë atë, por trajneri Nageslamm nuk mendon ashtu, përcjell GazetaBlic Sport.

“Nuk kam pasur kurrë përshtypjen se ai dëshiron të largohet”, tha Lewandowski.

“Ai flet shumë për taktikat dhe gjithmonë të jep përshtypjen se është i interesuar. Por është gjithashtu pak normale të mendosh për të ardhmen tënde, veçanërisht kur ke qenë në klub për kaq shumë kohë. Në biseda, ai gjithmonë më duket se dëshiron të qëndroj”.

“Sigurisht, do të doja ta mbaja atë në ekipin tim dhe shpresoj se e ardhmja e afërt do ta tregojë këtë gjë”, përfundoi trajneri me komentin e tij.

/GazetaBlic Sport/