Sporti

A do të largohet Bernardo Silva nga Manchester City? Kjo është përgjigja e Pep Guardiolas

06/02/2023 15:41
nga:Mergim Rreci

Manchester City dhe Manchester United janë protagonistët e finales së FA Cup të së shtunës në Wembley dhe trajneri Pep Guardiola u pyet nëse kjo do të ishte ndeshja e fundit për Bernardo Silva, i cili me këmbëngulje thuhet se do të jetë në rrugën e tij drejt Barcelonës.

Përgjigjja ishte faktike: “Epo, kemi edhe një ndeshje, finalen e Champions League. Shpresoj jo, shpresoj jo, por nuk e di”, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri konfirmoi gjithashtu se do të jetë portieri Stefano Ortega ai që do të zërë portën në finale, pasi ka luajtur të gjitha ndeshjet në të gjitha kualifikueset. “Po, ai do të luajë, këtë e kam bërë gjithmonë në Kupa, madje edhe te Barcelona dhe Bayern Munich”.

/GazetaBlic Sport/