Sporti

A do të kthehet ‘kapari’ i dhënë për dasma? Hysen Sogojeva ‘zbulon’ detaje

08/24/2021 16:43
nga:Q R

Numri në rritje i infektimeve me Covid-19 dhe rastet që përfundojnë me vdekje kanë marrë përmasa shqetësuese në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë ndërruar jetë si dhe janë shënuar  1 mijë e 901 raste të reja, shkruan GazetaBlic.

Me rritjen e numrit të rasteve qeveria e Kosovës ka vendosur masat e reja parandaluesekundër COVID-19, ndër to ishte edhe anulimi i dasmave, fejesave dhe veprimtaria e klubeve të natës.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, ka thënë se ky sektor është njëri nga më të goditurit në Kosovë si pasojë e pandemisë COVID-19.

Ai në një prononcim për ‘Gazeta Blic’, thotë se dëmet e shkaktuara pas anulimit të dasmave, duhet t’i paguaj qeveria.

Sogojeva, deklaron se përveç 400 milionëshit qeveria duhet të paguaj ekstra këtë sektor.

“Kemi filluar të adaptohemi sepse s’kemi pas çka të bëjmë edhe pse humbjet janë të kushtueshme sepse ka probleme shumë, janë aranzhuar dasmat, është dhënë kapari dhe ka probleme të mëdha. Ne po bëjmë përpjekje që tash të kërkojmë nga qeveria që të bëhet pagesa për dëmet që janë shkaktuar, përveç atij 400 milionëshit duhet pagesë ekstra edhe pse jemi në kohë pandemie dëmet e bizneseve duhet të paguhen”, thotë Sogojeva.

Derisa flet për dëmet e shkaktuara, ai shton se këto ditë do t’i drejtohen qeverisë me një letër të hapur, për t’i kërkuar kompensim.

“Ne nesër apo pasnesër do t’i drejtohemi qeverisë me një letër të hapur, ku do të kërkojmë që dëmet pa fajin e bizneseve të paguhen”, deklaron ai.

Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit 13 persona kanë ndërruar jetë nga COVID  si dhe 19, 1.901 raste të reja.

/GazetaBlic.

13 të vdekur nga COVID 19, 1.901 raste të reja