Cool

A do të krijohet vaksina kundër kancerit deri më 2030?

03/11/2024 08:59
nga:N K

Covid-19 ka përshpejtuar në mënyrë të papritur kërkimin në teknologjinë mRNA, e cila para pandemisë po studiohej edhe në fushën e trajtimeve antitumorale.

Duke pasur parasysh suksesin e vaksinave kundër Covid, tani po flasim për aplikimet e mundshme të saj në trajtimin e melanomave, tumoreve të zorrëve dhe llojeve të tjera, shkruan focus.it.

Në një intervistë çifti themelues i BioNTech, kompania që së bashku me Pfizer krijuan një nga vaksinat më të administruara kundër Covid-19 në botë diskutuan të ardhmen e teknologjisë mRNA dhe përdorimin e saj në një vaksinë kundër kancerit.

”Si shkencëtarë hezitojmë të themi se kemi një kurë për kancerin. Mund të kemi një vaksinë para vitit 2030”, deklaroi Özlem Türeci, dhe bashkëshorti i saj Ugur Sahin.