Gjatë natës së sotme në monitorin e vendosur në sallonin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova janë shfaqur pyetje nga më të ndryshmet, të bëra nga publiku drejtuar banorëve.
Madje, pos personale, kishte edhe nga ato të përbashkëta, ndërsa shumica prej tyre ishin pikante, çka bëri që banorët t’i japin akoma më shumë seriozitet përgjigjeve të tyre.
Një pyetje interesante u adresua drejt Getinjos – “A do kishte dëshirë ta njihje Anën më shumë po të mos ishte Vivien aty brenda?
“Nëse kisha pas nevojë me e njohtë Anën më shumë, do të tentoja ta njihja edhe pse jam me Vivin. Anën e njoh shumë mirë, nuk kam nevojë me e njohtë më shumë. Veç nëse se kisha pa 2-3 vjet, do të kishte mundësi”, ka thënë Getinjo pos tjerash.


