Sporti

A do të ketë rimeç në mes Joshuas dhe Usyk? Eddie Hearn zbulon detaje

09/26/2021 00:33
nga:Mergim Rreci

Oleksandr Usyk e ka fituar meçin ndaj Anthony Joshuas dhe është kampion i ri i botës.

Usyk ishte fantastik ndaj boksierit birtanik, duke treguar potencialin e tij të madh që ka, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai triumfoi me vendim të gjyqtarëve, duke e dominuar meçin ndaj ish kampionit Joshua.

Ishte një paraqitje fantastike nga ana e boksierit ukrainas që nga raundi i parë deri tek i fundit.

Pas meçit, promoteri Eddie Hearn ka komentuar mundësinë e një rimeçi mes dy boksierëve në fjalë.

Hearn tha se Joshua do të dëshirojë rimeçin dhe se ai do të jetë ai që do ta sulmojë Usykun në atë luftë.

“Joshua do të dëshirojë një luftë tjetër ndaj Usyk dhe ai do të jetë sulmuesi në atë luftë, por ai sapo është mundur”.

“Joshua jeton dhe merr frymë në boks, ai tashmë po flet përsëri për stërvitje dhe do të jetë në palestër dhe gati për t’u rikthyer përsëri.

“Ju mund të kritikoni Anthony Joshua, por ai sapo ka luftuar shkëlqyeshëm”, tha Hearn.

/GazetaBlic Sport/