Showtime

A do të ketë bashkëpunim Kida me këngëtarin e famshëm, ja detajet

12/01/2021 19:19
nga:Genita C

Këngëtarja kosovare Kida së fundmi ka treguar se së shpejti do të publikoj këngë, por asgjë me tepër.

Këngëtari i hitit “Nice To Meet Ya” mendon për një bashkëpunim me këngëtarën kosovare.

Së fundmi Kida ka postuar në InstaStory një fotografi të këngëtarit Wes Nelson i cili në Instagram i’u është përgjigjur fansave të tij ku ka qenë një pyteje se a mund të ketë bashkëpunim me  Kidën, Nelson bën tag këngëtaren kosovare, dhe Kida i kthen me përgjigjen OFC që do të thot në shqip patjetër.

Këngëtarja nuk ka paralajmëruar asgjë tjetër rreth këtij bashkëpunimi./GazetaBlic/