“Një dimër tëjet i vështirë”, kështu është përgjigjur ministrja e Ekonomsië Artane Rizvanolli kur është pyetur nëse do të kemi rrymë të mjaftueshme gjatë stitnës së dimrit, ku konsumi i energjisë zakonisht rritet për shkak të temperaturave, raporton Gazeta Blic.
“Besoj është e qartë për të gjithë tani më vec pak nëse dikush i ka përcjell lajmet nag rajoni dhe Evropa. Do të kemi një dimër tejët të vështirë në Evropë dhe kjo do të ndikoj edhe te ne që kemi nevojë për import të rrymës”, ka thënë ajo ndër të tjera.
Sipas saj tashmë disa shtete kanë paralajmëruar reduktime.
Ka përmendur këtu Zvicrën e cila sipas Rizvanollit ka vendosur masa të ndryshme për kursim të energjisë.
“Përveç disa masave që kemi marrë si Qeveri, janë blloqet e A dhe B që janë në remont në mënyrë që gjatë dimrit mos të kemi ndonjë avari dhe të prodhojmë sa më shumë rrymë dhe mos të varemi nga importi”, tha ajo.


