Opinion

A do të kemi një lider të ri të subjektit politik serb pas përfundimit të situatës në veri të vendit

11/08/2022 15:33
nga:Drizan Shala

Shkruan: Drizan Shala

A do të përdor zhvillimet e fundit ne veri të vendit Presidenti i Serbisë për të pastruar Listën Serbe nga elementet publike kriminal që janë të shpallur nga thesari i amerikanëve, ku edhe kryetari aktual do të largohet nga pozita e tij si udhëheqës i këtij subjektit.

Sipas zhvillimeve në terren dhe gjithë ndryshimeve që janë duke ndodhur nga deklarata e parë e ish drejtorit rajonal të PK-se Nenad Gjuriq deri të protesta në veri me datën 06.11.2022 e cila kalojë pa as një incident dhe protagonist kryesor ishte Gjuriqi.

Nëse i referohemi deklaratës së tij që “Dua ta falënderoj secilin që më mbështet mua, familjen, kolegët e miqtë, shtetin tim Serbinë dhe presidentin Aleksandër Vuçiq. Kjo më jep forcë që ta duroj të gjithë”.

Pra, këtu vërehet një kapërcim nga niveli i ulët politik që kishte Gjuriqi në kuadër të organogramit politik/policor të Beogradit në Kosovë në një lider në ardhje duke u vendosur interesin e “popullit” të ti në rend të parë , para interesave të veta personale dhe për këtë ai pritet të dekorohet nëse shkon çdo gjë sipas planit të paraparë nga struktura politike e aparaturës së Aleksandër Vuçiq.

Sepse pas suspendimit nga IPK-ja që ka kërkuar për Gjuriqin është vërejtur që në katër komunat veriore të Kosovës patëm afishe me mbishkrime “ Me ty jemi Gjuriq” ku pastaj patëm një solidarizim për figurën e ti si “mbrojtës i popullit serb në Kosovë” e cila vjen pas deklarimit të ti : “Në vitin 2011 kur më kërkuan heqjen e targave KM nga veturat, unë refuzova me shkrim dhe më pas më pezulluan dhe më përjashtuan nga puna, dy vjet isha jashtë policisë së Kosovës dhe më pas falë vendit tim të Serbisë, e cila më propozoi, jam emëruar në vitin 2013 në pozitën e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë Veriore në Bruksel dhe ja ku jemi sërish në të njëjtin moment dhe vërtet thashë se mjaft dhe është e pamundur të të shtyhet në një qoshe dhe të mos bëjë diçka”,

Por çka fiton Presidenti Serb nga ardhja e mundshme e Gjuriqit në kryer të partisë se tij në Kosovë ?

Para bashkësisë ndërkombëtare do të paraqitet ajo që personat nga lista e zezë, Amerika nuk bashkëpunon me ta.

Para bashkësisë ndërkombëtare e argumenton që në krye të subjektit serb kemi një person që respekton ligjin dhe nuk është kriminel sepse ka mbajtur pozitën më të lartë në kuadër të Policisë së Kosovës si drejtor rajonal.

Gjuriqi ka kaluar edhe verifikimin nga mekanizmat tjerë të Kosovës.

Dhe kështu Gjuriqi do të jetë alibia e Aleksandër Vuçiq në arenën ndërkombëtare në luftën kundër “krimit”.