Lajme

A do të jetë në garë për kryetar të LDK-së të shtunën? Tregon Përparim Rama

01/26/2026 19:48
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është pyetur në “Frontal” të T7, nëse do të përfshihet në procesin e brendshëm zgjedhor të LDK-së.

Të shtunën Kuvendi LDK-së vendosë nëse do të vazhdojë tutje me Lumir Abdixhikun, apo jo.

Rama tha se ka marrë një mandat katër vjeçar si kryetar i Prishtinës, dhe nuk do të përfshihet në këtë proces të brendshëm.

Por, ai shtoi se do që LDK të jetë lartë e më lartë.

“Unë do t’i ndihmoj sa herë të ka nevojë LDK, dhe kam nevojë LDK të jetë lartë e më lartë. Por nuk do të jem në proces të brendshëm këtë të shtunë. Uroj që LDK të dalë fitues si rezultat i këtyre zgjedhjeve”, ka thënë ai.