Lajme

A do të jetë Abdixhiku sërish kryetar i LDK-së? Kjo është përgjigjja e Canajt

01/27/2026 23:07
nga:G B

Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, i pyetur se a do të jetë përsëri kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se i njëjti do të jetë, derisa shtoi se i pari i LDK-së e di që kjo mundësi nuk do të vie asnjëherë.

“Si pas gjitha gjasave po, përshkak se po mos të bëhej prap kryetar Lumir Abdixhiku ai me siguri që do të dilte paraprakisht do të thoshte “nuk hyjë në garë se nuk hynë me u korit”. L.umir Abdixhiku e dinë se nëse dëshiron me vazhdu mandatin e tij si kryetar i LDK-së, kjo shanc nuk do ti vijë asnjëherë dhe e përfundon më. Lumir Abdixhiku do ti vazhdoj bisedimet e tij për koalicionin me zotin Kurti, përshkak se ndoshta Kurti këtë po e pret që të qetësohet aty”, tha ai.