Lajme

A do të jenë bashkë Gërvalla e Peci në krye të GUXO? – KQZ tregon për Gazeta Blic se si do të veprohet

10/17/2022 13:15
nga:N M

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta ketë fjalën përfundimtare nëse Donika Gërvalla e Faton Peci do të jenë dy kryetar të Listës Guxo raporton Gazeta Blic.

Këtë e ka thënë zëdhënësi i Komisioni Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi për Gazeta Blic.

Sipas tij aktualisht ka vetëm një propozim nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, e cila ka monitoruar nga afër Kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, ka monitoruar nga afër kuvendin e parë zgjedhor të partisë politike Guxo. Kjo Zyrë ka renditur disa gjetje në raport me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Rregullën Zgjedhore 01/2013 për regjistrimin dhe veprimin e partive politike. Rekomandimi i Zyrës do të shqyrtohet në njërën nga mbledhjen e radhës dhe KQZ-ja do të marrë vendimin meritor”, thotë Elezi.

KQZ nuk i njeh dy kryetarët e zgjedhur të partisë GUXO, Zyra rekomandon kuvendin e ri brenda 45 ditësh