Lajme

A do të japë dorëheqjen pasi u ngrit aktakuza për rastin e rezervave shtetërore?- Kështu përgjigjet, Rozeta Hajdari!

11/14/2025 16:24
nga:Y I

Ministrja në detyrë e Tregtisë, Rozeta Hajdari, tha se nuk do të japë dorëheqje pas aktakuzës që iu ngrit për rastin e rezervave shtetërore.

Ajo tha se ndihet krenare për punën e saj, ndërsa akuzoi Prokurorinë Speciale se ka ngritur aktakuzë me të pavërteta.

“Jo, asnjëherë. Jam më së krenare dhe më së e lumtur për punën që kam bërë për të mirën e popullit tim dhe Kosovës”, tha ajo.

E pyetur nëse kryeministri në detyrë Albin Kurti do t’i shërbente në favor të saj po të përgjigjes në ftesën e prokurorisë si dëshmitar, Hajdari u rezervua të flasë.

“Unë sot nuk do të vendosi se kush do të jetë dëshmitar”, tha ajo.

“Jam më së e lumtur që populli im është më i sigurt me rezervat e shtetit”.

Rozeta Hajdari pyetet për vendimin e saj final pas aktakuzës, thotë se Kurti e ka bërë ministre
Read more

Aktakuza për rezervat shtetërore, Hajdari: Prokuroria Speciale ka tendencë politike ndaj Qeverisë Kurti!