Lajme

A do të hapen diskotekat këtë verë?! Flasin nga shoqata e gastronomëve

05/03/2021 00:14
nga:Gazeta Blic

Është bërë një kohë e gjatë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për mbylljen e diskotekave, në mënyrë që të bëhet parandalimi i përhapjes së Covid-19.

Por pasi që sezona e verës po afrohet, Gastronomët po kërkojnë plan urgjent për veprimtarinë e tyre.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi për Indeksonline tha se kanë dërguar kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për një takim.

Kryetari i Gastronomëve Petrit Kllokoqi, nuk shkon në mbledhjen e thirrur nga Qeveria
Kërkesa e tyre është një plan urgjent për verën, si dhe hapjen e diskotekave.

“Ne do të diskutojmë së shpejti për situatën dhe do të shohim se çka mundemi me bë për verën. Në kërkojmë që të hapemi verës, pasi që në Shqipëri do të hapen dhe nuk kemi zgjidhje tjetër”, u shpreh Kllokoqi.

Tutje ai tha se fillimisht kërkojnë hapjen e diskotekave nëpër ambiente të hapura e pastaj edhe në të mbyllura, por gjithmonë duke shikuar gjendjen.

“Do të diskutojmë që të hapen diskotekat nëpër ambiente të hapura, e pastaj me vlerësu me kalu në të mbyllura, mirëpo të këtë një plan strategjik për të ardhmen”, tha ai.

Kujtojmë që Gastronomia është njëri ndër sektorët më të prekur nga pandemia Covid-19, ku humbjet janë mjaft të mëdha.